Mos e humbisni/ Batoni bëhet prokuror: Kol Ballën e ka thirrë SPAK-u kot

Ditë të lodhshme po kalon shërbëtori mediatik i Edi Ramës, Baton Haxhiu.

Pasi mbaroi punë me definimin diplomatik se: Ambasada Amerikane në Tiranë nuk ka më peshë në Shqipëri.

Pasi bëri renditjen botërore të vende të korruptuara dhe nxori Gjermaninë më të korruptuarën në botë.

Shërbëtori mediatik i Ramës ka marrë rolin e prokurorit publik për të mbrojtur një tjetër shërbëtor të kryeministrit, këtë herë, Kol Ballën.

Për të cilin ka thënë se e kanë thirrur kot në SPAK pasi nuk ka bërë asgjë me ish-gruan, Belinda Balluku.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Batoni ka folur për mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve për kërkesën e SPAK, për heqjen e imunitetin ndaj Belinda Ballukut. 

Haxhiu foli me siguri se nuk ka patur kërcënime ndaj dëshmitarëve nga persona të krimit të organizuar, siç u raportua në media, dhe ka gënjyer publikisht kinse këtë e ka thënë Gazment Bardhi dhe jo prokurorët. 

Gjë të cilën Bardhi e ka hedhur poshtë publikisht duke përgënjeshtruar median pranë qeverisë, Top Channel.

Batoni ka thënë se SPAK po përdor taktika të ndryshme për presion, mes të cilave thirrja e Sokol Ballës në SPAK ditën e sotme, që përkonte me ditën e mbledhjes për imunitetin e Ballukut.  

"Sot ka patur dy ngjarje, Këshilli i Mandateve për Ballukun dhe thirrja në SPAK e Sokol Ballës. E kanë zgjedhur ditën të ndërtojnë rrëfim më shumë seç duhet, pasi Balla dhe Balluku nuk besoj se kanë të bëjnë me një ngjarje që prokuroria ka nisur hetimet dhe zoti Balla nuk është i përfshirë. Mendoj se prokuroria e ka ndërtuar taktikisht presionin. Është mënyrë për ti treguar opinionit dhe deputetëve se janë nën kontroll të situatës.

Hall i madh i ka zënë shërbëtorët mediatikë të Edi Ramës, të cilët deri dje mburrnin SPAK, ndërsa sot po lëpinë çfarë kanë thënë dhe i janë qepur prokurorisë me bukë në trajsë për të mbrojtur atë që u mbush atyre trajsat financiare për të mashtruar publikun.