Tirana zyrtarizon rikthimin e Orges Shehit në krye të stolit: Një identitet i fortë bardheblu!

Klubi i Tiranës ka bërë zyrtar emërimin e Orges Shehit si trajneri i ri i bardhebluve, për të vijuar sezonin në stolin e ekipit që mban vendin e parafundit në renditjen e Superiores.

Klubi nëpërmjet rrjeteve sociale e ka prezantuar këtë si një rikthim në shtëpi të trajnerit, duke saktësuar se marrëveshja është vetëm deri në fundin e sezonit.

NJOFTIMI I TIRANËS

𝐌𝐢𝐫𝐞̈𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐞̈𝐩𝐢, 𝐎𝐫𝐠𝐞𝐬 𝐒𝐡𝐞𝐡𝐢!

Klubi i Futbollit Tirana njofton rikthimin e Orges Shehit në krye të pankinës bardheblu.

Trajneri që na udhëhoqi drejt një titulli kampion dhe trofeve të tjerë kombëtarë rikthehet për të drejtuar skuadrën deri në fund të këtij sezoni, me të njëjtin pasion, ambicie dhe mentalitet fitues.

Historia jonë e përbashkët flet vetë:

Titulli kampion

Superkupa e Shqipërisë

Një identitet i fortë bardheblu

Suksese në këtë kapitull të ri, Shehi!