Shtatë oficerë policie u plagosën në një shpërthim në jug të Ukrainës
Shtatë policë u plagosën sot në një shpërthim në jug të Ukrainës në Mykolaiv, njoftuan autoritetet lokale, raportoi agjencia britanike Reuters në faqen e saj të internetit.
Shefi i policisë ukrainase, Ivan Vygovsky, tha se shpërthimi ndodhi ndërsa oficerët po parkonin makinat e tyre dhe po prisnin që kolegët t'i zëvendësonin.
"Nuk është rastësi. Armiku po përpiqet qëllimisht të vrasë policë ukrainas që mbrojnë popullin dhe vendin çdo ditë", shtoi Vigovsky.