Shembjet e rrugëve/ Gazetari nxjerr VKM-në: Rama firmosi lejen për gërryerjen e Shkumbinit nga Salillari

Gazetari Basir Çollaku ka publikuar një VKM që tregon se kryeministri Edi Rama ka pajisur me leje kompaninë private ‘Salillari Sh. P. K’, për të gërryer shtratin e lumit Shkumbin, në një kohë kur aksi nacional Elbasan-Korçë është i mbyllur prej 3 ditësh, pasi segmente rrugore janë shembur, duke sjellë ndërprerjen totale të lëvizjes në këtë zonë. 

Thoni nuk ka pasur krisma...me leje të gjatësisë së tij kontributi i ka dhënë një palë duar katastrofës…’, shkruan Çollaku në Facebook.

Nga dokumenti dallohet se leja për ‘Për përdorim burimi ujor’ me qëllim shfrytëzimin e materialeve inerte që nxirren nga shtretërit e lumenjve, përrenjve, liqeneve me ose pa ujë me vendndodhje: Shtrati i lumit Shkumbin Bashkia Elbasan subjektit ‘Salillari’ është dhënë nga kryeministri Edi Rama në datë 18. 04. 2025.