‘Të fortët në mbrojtje të Ballukut’/ Strazimiri: 1.1 miliardë euro vjedhje të dirigjuara nga Edi Rama
I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka dhënë detaje tronditëse nga seanca e sotme me dyer të mbyllura e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku u diskutua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku.
Strazimiri theksoi se përveç akuzave për një aferë korruptive me vlerë 1.1 miliardë euro, prokurorët kanë paraqitur si element të ri përfshirjen e eksponentëve të botës së krimit, të ashtuquajturve "të fortë", në mekanizmin për mbrojtjen e ministres.
Sipas të dhënave të dala nga seanca, Prokuroria e Posaçme ka argumentuar se ekziston një skemë e mirëorganizuar dhe e qëllimshme dhe bëhet fjalë për nëntë procedura tenderimi identike, përmes të cilave dyshohet se janë vjedhur 1.1 miliardë euro.
Intervista në studio:
Ferko: SPAK ka kërkuar praktikisht heqjen e imunitetit të Ballukut. Cilat do të ishin ato prova ose elementë të rëndësishëm gjithsesi që kanë dalë nga kjo seancë e sotme që do të doje t'i theksoje?
Strazimiri: Asgjë që nuk e dinim dhe që nuk e di opinionin publik deri tani. Sigurisht që janë faturuar, siç e dini, 1.1 miliardë euro në nëntë procedura, të gjitha identike me një marsh vjedhje të jashtëzakonshme. Të gjitha të orientuara nga Belinda Balluku dhe për këtë ka prova dhe në fund fare, qershia mbi tortë është intimidimi i dëshmitarëve, kërkesa për prishje të provave dhe pengim të drejtësisë që siç e dini po ashtu edhe për këtë drejtësia ka provat e saj përmes metodave speciale të hetimit. Gjithçka është në dosje, gjithçka u rikonfirmua edhe njëherë sot në seancën e vetme dëgjimore mbas dy muaj e gjysëm, me me një ndryshim, në fakt kishte një specifikë, që nga prokurorët u vu theksi dhe tek pjesëmarrja e të fortëve në mekanizmin e shantazhimit të dëshmitarëve dhe të pengimit të drejtësisë, për të shpëtuar Belinda Ballukun.
Ferko: Pra në ç'kuptim u tha kjo? Të japim pak më shumë informacion për publikun. Jemi ndalur sot në fakt duke përcjellë përmes gazetarëve tanë ato çfarë diskutoheshin brenda, po duke qenë që ti je anëtar i këtij këshilli, për aq sa mund të tregosh në lidhje me atë çfarë ka ndodhur sot. Në çfarë sensi u nxorr ky si element? Pra përdorimi i të fortëve në shantazhimin e Ballukut dhe në këndvështrimin tënd si vjen kjo tani tek masa në vetvete? Tek heqja e imunitetit në vetvete.
Strazimiri: Po, u tha në kuptimin më të mirëfilltë të fjalës. Domethënë nuk nuk kam ç'i shtoj gjësë. Ka angazhuar të fortë. Përveç shantazhimit nga ana e administratës, kabineti i saj, po citoj këtu, këshilltarëve, ku di unë, gjithë mekanizmin e pushtetit që ka ministri apo zëvendëskryeministri, duke shantazhuar për heqjen e familjarëve nga puna, për lloje-lloje problemeve të tjera, duke i mbuluar me para dhe duke dalë dhe tek të fortët, që shiko se në qoftë se s'të, domethënë nuk e zgjidh as në këtë mënyrë, as në këtë mënyrë, as në këtë mënyrë, dije se ke hesape dhe me ne. Në këtë mënyrë u tha. Domethënë e gjithë artileria e rëndë e Belinda Ballukut si politikane, si anëtare e ekzekutivit, po edhe si person me lidhjet e saj, me sa duket me botën e krimit, janë vendosur në dispozicion pikërisht për të mos lejuar që të dalë e vërteta. Kësaj do t'i shtoja dhe faktin që, publikisht në mbrojtje të saj ka dalë kryeministri i vendit, domethënë e gjithë makineria e ekzekutivit, ka dalë haptazi. Kanë dalë të 83 deputetët e mazhorancës, 85 u tha sot bile? Si duket kanë dhe dy tre të tjerë që i kanë rekrutuar momentet e fundit. Të cilët janë që të gjithë përballë prokurorisë vetëm që e vërteta të mos dalë. Ka vetëm një mësim deri nga e gjithë kjo. Belinda Balluku nuk ka ngrënë dardha prapa shpinës së askujt. Belinda Balluku ka ngrënë dardha së bashku me ata, për ata, të gjithë bashkë siç janë. Janë një bandë. Në mënyrë të organizuar e kanë bërë, në mënyrë, e tha prokuroria sot, është e organizuar, është i njëjti mekanizëm i përsëritur nëntë here! Është qëllim. Nuk është rastësi, nuk është keqkuptim, nuk është paaftësi në detyrë. Është qëllim. 1.1 miliardë euro të vjedhura. Dhe me këtë mbrojtje siç ju thashë, ekzekutivi, krimi, gjithë aparati i saj, personat, u tha nga prokuroria, persona të cilët ajo i ka emëruar, janë persona, të gjithë personat që janë angazhuar në këtë, në mbrojtje të saj, janë persona që ajo i ka emëruar. Drejtorat, specialistët, gjithçka me dorën e saj. Që do të thotë kemi të bëjmë me një pezhishk merimange, të mirëorganizuar, të ushqyer mirë, me sa duket, të dirigjuar nga vetë kryeministri i vendit. Me sa duket, e provuar edhe sot me bindjen e madhe që Belinda nuk do të lëshohet.