I tha Vinicius-it ‘majmun’, UEFA pezullon përkohësisht lojtarin e Benfica-s, humb ndeshjen me Realin

UEFA ka njoftuar pezullimin preventiv me një ndeshje për Gianluca Prestianni-n, pas akuzave për sjellje diskriminuese. Futbollisti argjentinas i Benfica-s do të mungojë në përballjen ndaj Real Madridit.

Sipas komunikatës zyrtare të UEFA-s, ky pezullim “nuk përjashton asnjë vendim tjetër që mund të merret më vonë, pas përfundimit të hetimit në zhvillim dhe paraqitjes së tij pranë organeve disiplinore të UEFA-s”. Kjo do të thotë se vendimi aktual është i përkohshëm dhe çështja mbetet e hapur për zhvillime të tjera.

Ndëshkimi lidhet me denoncimet e bëra nga sulmuesi brazilian Vinícius Júnior, i cili pretendon se është fyer me tone raciste gjatë ndeshjes Benfica–Real Madrid. Sipas deklarimeve të tij, Prestianni dyshohet se e ka ofenduar me termin “mono” (majmun në spanjisht).

UEFA ka nisur hetim për rastin, ndërsa vendimi përfundimtar pritet pas shqyrtimit të plotë të provave dhe dëshmive.