Trondit prokuroria: 'Kriminelë' dhe anëtarë të kabinetit të Ballukut u kanë bërë presion dëshmitarëve, kanë tentuar t'i...

SPAK ka mbrojtur qëndrimin e saj për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku morën pjesë këtë të hënë, 23 shkurt.

Prokurorët e çështjes Dritan Prençi, Dorina Bejko dhe drejtuesi i SPAK, Klodian Brahi kanë mbrojtur qëndrimine tyre se Balluku, ‘përveç personave të fortë, të dyshuar të përfshirë në krim, por që po hetohet; intimidimi ka ndodhur edhe nga zyrtarë publik’.

Sipas prokurorëve të SPAK, 'kabineti i ministres, ka kërcënuar apo tentuar t’i korruptoje dëshmitarët', ndërsa nuk dhanë më shumë të dhëna, para anëtarëtve të Këshillit të Mandateve, për shkak se çështja është nën hetim dhe mbrohet nga sekreti hetimor.

Prokurori ka deklaruar në mbledhje:

"Përveç personave të fortë, të dyshuar të përfshirë në krim, por që po hetohet; intimidimi ka ndodhur edhe nga zyrtarë publik, kabineti i ministres, që ka kërcënuar apo tentuar t’i korruptoje dëshmitarët. Nuk japim më shume të dhëna sepse e kemi nën hetim dhe mbrohet nga sekreti hetimor".

Nga ana tjetër anëtari socialist në Këshillin e Mandateve, Ulsi Manja është shprehur se masat në fuqi, janë të mjaftueshme për nevojat e hetimit.