Vuante nga një problem me zemrën/ Foshnja ndërron jetë gjatë fluturimit për në Paris

Një foshnjë ka humbur jetën gjatë një fluturimi të “Air Francë” nga Nairobi për në Paris.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ia arritën që ta mbanin atë në jetë.

“Foshnja, e cila vuante nga një problem serioz me zemrën, po vinte në Francë për trajtim”, tha Air France në një deklaratë, duke shtuar se ishin ndjekur të gjitha protokollet shëndetësore.