Ibrahimoviç vendos të ardhmen, brenda 24 orëve firmos rikthimin

Zlatan Ibrahimoviç është pranë rikthimit te Manchester United. Pas shumë spekulimeve që e shihnin suedezin te Milani apo Los Angeles Galaxy në Amerikë, ai e ka vendsur të ardhmen, duke u kthyer në Old Trafford, ku luajti sezonin e kaluar.

Në 24 orët e ardhshme, Ibra pritet në Carrington, qendra sportive e United, për detajet e fundit dhe zyrtarizimin e kthimit.

Ndërkaq, ai po vazhdon me intentiset programin e rehabilitimit pas dëmtimit në gju të pësuar në prill, ndonëse mjekët i kanë sugjeruar ta ulë ngarkesën e punës.