Strazimiri: A jeni të sigurtë që Rama nuk do prishë provat për Ballukun - Prokurori: Kjo pyetje do më...

Gjatë seancës së komisionit të mandateve në Kuvend ka patur edhe debate. Ndërkohë që çështja u shty për dy muaj nga mazhoranca duke u munduar që mbronte Ballukun.

Pasi prokurorët kanë deklaruar se ka patur kërcënime për dëshmitarët në interesa të Ballukut deputeti i Partisë Demokratike Strazimiri ka pyetur se ‘kur thoni "të fortët" e keni fjalën për personazhe të botës së krimit?’.

Edhe pas pyetjes për të sqaruar më qartë deklarata e tyre prokurorët kanë thënë se një përgjigje e tillë është ‘sekret hetimor’.

Strazimiri ka pyetur sërish prokurorët nëse “mendonin se ju ndihmon arresti i saj për ruajtjen e provave dhe dëshmitarëve, kur vetë KM, qeveria dhe 83 deputetët e mazhorancës kanë dalë hapur në mbrojtje? Kryeministri a e ka pushtetin të prishë provat edhe nëse Balluku është në burg?

Ndërkohë kreu i SPAK i pranishëm në komisionin e mandateve për imunitetin e Ballukut i ka thënë deputetit demokrat se një përgjigj për këtë pyetje “do më fuste në konsiderata politike”.