Joan Laporta: Na u desh të futeshim në shtrat me armikun për të mbijetuar!

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për sfidat e mëdha financiare dhe sportive që Barça kaloi gjatë presidencës së tij, duke pranuar se disa vendime ishin të detyruara më shumë nga nevoja sesa nga bindja personale. Intervista u transmetua në ‘Catalunya Ràdio’.

Laporta tha se klubi kishte rrezikuar falimentimin: “E kemi shpëtuar Barçën nga rrënimi. Na kishin vënë këmbën në qafë, nga madridizmi sociologjik që donte të na fundoste. Bartomeu ishte mjet i dobishëm për ta. Kishim ndërhyrje të jashtme. Ata janë shumë të zgjuar.”

Ai tregoi se puna e tyre ishte intensive dhe e guximshme: “As mrekulli, as rastësi, as improvizim. Këtu kemi punuar shumë dhe kemi qenë shumë të guximshëm.”

Për situatën financiare: “Klubi do të shpërthente pa leverdinë e duhur. Do të duhej të kërkonim një kontribut nga anëtarët. Kërkuam një kredi te Goldman Sachs sapo nisëm. Që në ditën e parë na kërkonin 200 milionë dhe nuk kishte asnjë euro në kasafortë. Duhej të futeshim në shtrat me armikun, si në çështjen e Superligës, për nevoja ekonomike.”

Për Superligën: “Na shërbeu për të dalë përpara dhe për të ndryshuar formulën e Champions-it.”

Për Lionel Messin: “Donin të nënshkruanim një marrëveshje 50-vjeçare me CVC për të regjistruar Leo-n. Nuk mund të bëhej. Klubi është mbi emrat, kjo më ka lënë më shumë të trishtuar. Janë vendime të vështira. Nuk mund të kishim gjithçka. Nëse do ta rinovonim, nuk mund të merrnim përsipër volumin e tij. Marrëdhënia ime me Leo-n nuk është më ajo që ishte. Nuk deshi të më përshëndeste në një gala të ‘Topit të Artë’. Marrëdhënia është dëmtuar. Çfarëdo që bëjë Messi, do ta respektoj.”

Ai foli edhe për garancitë financiare: “Ne u rrezikuam, unë dhe bashkëpunëtorët e mi, duke vendosur një garanci prej 125 milionë eurosh. Askush nuk ka bërë diçka të tillë në historinë e klubit.”

Për trajnerët: Laporta shpjegoi vendimet e Koeman-it dhe Xavi-t, duke theksuar rëndësinë e përvojës dhe besimin në ekip.

Për stadiumin e ri Camp Nou: “Shumë i guximshëm, por i nevojshëm. Duhej të kishim mundësinë për të gjeneruar burime dhe stadiumi do ta trefishonte këtë. Ishim vonuar për 20 vjet. Do ta bëja sërish me Limak. Nuk më pëlqente të isha i varur nga politika që ndalonte punimet. Ka njerëz që udhëheqin ndërtuesit në Spanjë dhe nuk janë të pasionuar pas Barçës. Sigurisht, shqetësojnë sanksionet, por do të kishte ndodhur me çdo kompani.”

Laporta përfundoi me një mesazh të qartë: “Të gjitha këto veprime janë bërë për të shpëtuar Barçën.”