Këshilli i Mandateve, prokurorët e SPAK lexojnë relacionin: T'i hiqet imuniteti Ballukut, reagojnë avokatët

Në Këshillin e Mandatave prokurorët e SPAK po lexojnë relacionin ku mbështesin kërkesën për heqjen e imunitetit ndaj Belinda Ballukut.

Si përfaqësues të SPAK në këtë mbledhje janë Klodian Braho dhe dy prokurorët që po hetojnë Belinda Ballukun, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Avokatët e Ballukut deklaruan se kur Prokuroria kërkon zëvendësimin e masës, ka detyrimin të provojë kushtet. Ata janë shprehur se klientja e tyre ka zbatuar masën dhe nuk është paraqitur në detyrë. 

"Ka dorëzuar menjëherë çdo dokument personal' janë shprehur ata duke kërkuar rrëzimin e kërkesës së SPAK.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit për zv. kryeministren Belinda Balluku, Prokuroria e Posaçme arsyeton se ndryshimi i masës së sigurisë po bëhet për të mbrojtur provat dhe dëshmitarët. Prokuroria thotë se Balluku, ende e lirë dhe në detyrë, e ka përdorur funksionon për të kërcënuar një prej vartëseve të saj, njëkohësisht dëshmitare.

Mbledhja nisi me debate. Kryetari i Grupit Parlamentar te PD Gazment Bardhi ngriti shqetësimin për zvarritjen për më shumë se 2 muaj të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e zëvendëskryeminstres Belinda Balluku. “Keni shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren”- deklaroi Bardhi.

Ai kërkoi që mbledhja të ishte me dyer të hapura por kërkesa e tij u refuzua.