Boksieri shqiptar i papërbajtshëm, merr fitoren e 16 radhazi dhe të 20-tën në total me ‘knockout’
Kristian Prenga shfaqi fuqinë e tij, tashmë të njohur, në përballjen me Joe Jones, në ‘Showboat Atlantic City’, duke fituar me ‘knockout’. Në fakt, ky ishte suksesi i 16-të radhazi me ‘knockout’ për kampionin shqiptar.
Takimi ishte i ashpër nga fillimi, me përplasje fizike më shumë sesa këmbime të pastra. Jones ra në dysheme herët, por arbitri David Franciosi nuk e konsideroi si ‘knockout’ për shkak të një goditjeje në pjesën e pasme të kokës. Pasi loja rifilloi, Prenga gjeti hapësira, goditi me një ‘uppercut’ të saktë të djathtë dhe më pas realizoi ‘knokout’-in e parë zyrtar me një goditje në trup.
Jones u ngrit, por u rrëzua përsëri pak momente më vonë. Pas një përpjekjeje të dytë për t’u ngritur, një përplasje tjetër e çoi përsëri në dysheme, dhe arbitri vendosi të ndërpriste ndeshjen pa u mbyllur dy minuta luftë (1 minutë e 57 sekonda).
Prenga konfirmon statusin e tij si një nga boksierët më të rrezikshëm të peshës së rëndë dhe debutimi i RDR Promotions në Neë Jersey solli emocione të mëdha për fansat e boksit.