Kërkohet arrestimi i Ballukut/ Kreu i SPAK e 2 prokurorë në Kryesi, pritet të nisë Këshilli i Mandateve
Kreu i SPAK, Klodian Braho dhe prokurorët që po hetojnë dosjen do të jenë sot në mbledhjen e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve për të kërkuar heqjen e mandatit për zv/ kryeministren Belinda Balluku e cila po hetohet për shkelje të barazisë në tendera milona euro në infrastrukturë.
Heqja e mandatit i hap rrugën arrestimit me burg të numrit dy të qeverisë Rama.
Këshilli i Mandateve është thirrur të mblidhet në orën 10:00.
Të pranishëm nga SPAK janë kreu i SPAK, Klodian Braho dhe dy prokurorët që po hetojnë Belinda Ballukun, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Me urdhër të Ramës, kreu i kuvendit shtyu prej dy muajsh shqyrtimin e kërkesës që SPAK e dorëzoi më 16 dhjetor 2025. Kjo kërkesë ka afat 3 muaj. Nëse kalon ky afat atëherë kërkesës i skandon afati dhe Prokuroria e Posaçme duhet t’i drejtohet Kuvendit me një tjetër kërkesë.