‘O hajduta…’/ Balla publikon foto të rrugës së shembur në Librazhd, qytetarët e ‘masakrojnë’ me komente
Qytetarët nuk e kanë kursyer deputetin e Partisë Socialiste, Taulant Balla teksa ka publikuar foto nga rruga e shembur në aksin nacional Librazhd-Pogradec.
Kanë qenë të shumtë qytetarët që në platformën sociale Facebook, e kanë kritikuar dhe ‘kryqëzuar’ socialistin, Balla, lidhur me neglizhencën që autoritetet shtetërore kanë pasur ndaj mirëmbajtjes së këtij aksi të rëndësishëm që lidh juglindjen e Shqipërisë me kryeqytetin e jo vetëm.
‘Nuk është 300-vjeçare, po neglizhenca e shtetit dhe ARRSH, që nuk e mirëmbajnë dhe kompanitë që ju zgjidhni për të bërë rrugë, nuk e kanë idenë si bëhen rrugët. Turp për ju dhe qeverinë’, shkruan një qytetar në komentin drejtuar Ballës.
Një tjetër nuk i ka kursyer shprehjet e vjetra popullore ndaj Taulant Ballës, pas izolimit të juglindjes së vendit, si pasojë e shembjes së rrugës pranë zonës së quajtur ‘Arrat e Gurrës’.
‘Ka një shprehje: ‘të ka ik fytyra, apo fytyrë e fëlliqur’, si ke moral e del e flet o njeri, po si nuk të vjen tur së pari nga vetja jote, po mos fol se vjen shumë erë...’, shkruan ndër të tjera qytetari duke i kujtuar se mosmirëmbajtja e rrugëve tregon korrupsionin që bëjnë zyrtarët.
Të tjerë nuk i kanë kursyer akuzat për korrupsion ndaj qeverisjes socialiste, duke ua përplasur në ‘fytyrë’ shifrat e frikshme të abuzimit, apo dhe mallkimet ndaj Ballës e socialistëve.
‘Rruga u prish para se ta bëni reklamë në FB’, i kujtoj një tjetër komentues, duke i demaskuar propagandën mazhorancës socialiste.
Ndërsa një tjetër komentues, i ka kujtuar rrugët që bënte dikur Enver Hoxha, që sipas tij nuk kanë pësuar asnjë shembje apo çarje, ndërsa ato që bën qeveria, teksa iu referohet ndërtimit të urave, dëmtohen shumë shpejt.
Për më shumë shfletoni galerinë me komentet e qytetarëve në llogarinë e Facebook-ut të Taulant Ballës, teksa e kanë ‘masakruar’ pas ‘punimeve’ që firma dhe autoritetet rrugore po bëjnë për të rihapur aksin nacional.