VIDEO/ Ibrahimoviçi shqiptar shënon golin e parë në Bundesligë

Mesfushori me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimoviç, ka shënuar golin e tij të parë në karrierë në Bundesligën gjermane.

Në minutën e 34-t të ndeshjes Heindeheim-Shtutgart, 20-vjeçari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

https://streamin.link/v/a7c7317a

Ky është goli i tij i dytë me një ligë profesionale, pas atij që e shënoi me Frozinonen në Serie A.