SYRI TV/ Protestat e opozitës dhe jashtë Shqipërisë, protestuesit: Kërkojmë largimin e qeverisë Rama

Një grup mbështëtësish të Partisë Demokratike kanë protestuar këtë të dielë para konsullatës shqiptare në Milano. Ata në fjalën e tyre kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë ‘Rama’ dhe një qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Protestuesit akuzuan kryeministrin Rama se ka krijuar një narkoshtet dhe se ka grabitur zgjedhjet e 11 majit.

SYRI TV

Protestat e Partisë Demokratikë tashmë janë zhvendosur dhe jashtë kufinjve të vendit. Qindra mbështetës të opozitës kanë zhvilluar një protestë kundër qeverisë Rama para konsullatës shqiptare në Milano këtë të dielë. Sipas bashkëkombësave tanë në Itali, kryeministri Edi Rama është përgjegjës për krijimin e narkoshtetit në Shqipëri dhe grabitjen e zgjedhjeve të 11 majit. Ata kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe u shprehën se nuk do të ndalin protestat deri në arritjen e qëllimit të tyre.

Kjo protestë vjen pas thirrjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha se protestat do të shtrihen dhe në ambasadat dhe konsullatat tona jashtë vendit për të sensibilizuar dhe partnerët ndërkombëtarë.