Barcelona kalon me lehtësi Levanten dhe i merr kreun Realit
Barcelona ka mposhtur me 3 gola Levanten dhe i merr Realit kreun e La Ligës.
Goli i parë erdhi në minutën e 4-t nga Mark Bernal, ndërsa në të 32-ën, kapiteni De Jong shënoi golin e dytë. Kështu u mbyll pjesa e parë.
Në të dytën, ishte Fermin Lopez që vulosi fitoren e blaugranava me një supergol nga jashtë zone.
Kështu 3 mesfushorë i dhurojnë kreun Barcelonës, e cila udhëheq me 61 pikë, ndërsa madrilenët zbresin në vendin e dytë me 60 pikë.