Dështojnë bisedimet Ukrainë-Rusi/ Gazetari nga Gjeneva: Paqe e largët, pikat e nxehta mbeten
Gazetar Nefail Maliqi, i Canton27, i ftuar në SYRI i Botës në SYRI TV me Dori Daka, ka folur për takimet diplomatike në Gjenevë të Zvicrës me interes të lartë, mes Ukrainës dhe Rusisë, për t’i dhënë fund luftës me ndërmjetësimin e SHBA.
Gjeneva, qyteti i njohur i paqes, u bë sërish epiqendra e diplomacisë botërore, duke pritur dy raunde bisedimesh të tensionuara për të ardhmen e konfliktit në Ukrainë dhe marrëveshjen bërthamore me Iranin.
Gazetari Maliqi theksoi se delegacioni ukrainas u kryesua nga Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ndërsa pala ruse nga një asistent i lartë i presidentit Vladimir Putin. Për palën amerikane, të pranishëm ishin zyrtarë të lartë të administratës Trump.
Bisedimet përfunduan pa asnjë marrëveshje konkrete, veçanërisht për çështjen më delikate: statusi i territoreve të pushtuara në Ukrainë, përfshirë rajonin e Donbasit. Kjo pikë mbetet pengesa kryesore, pasi Ukraina refuzoi kategorikisht kërkesat ruse për tërheqjen e forcave të saj si kusht për paqe. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cilësoi bisedimet si “të vështira” dhe akuzoi Rusinë për zvarritje të qëllimshme të procesit.
Intervista në studio:
Daka: Shumë kënaqësi që të kam në Syrin e Botës, që gjen gjithmonë kohë për të na informuar në lidhje me ngjarjet ndërkombëtare që ndodhin pikërisht në qytetin ku ti jeton prej shumë vitesh dhe punon, Gjenevë. Atëherë, fola për dy takime shumë të rëndësishme diplomatike për dy çështje madhore, për dy konflikte, njëri që po vazhdon dhe tjetri që mund të nisë, sigurisht për t'i parandaluar, për ta ndaluar të parin dhe për të parandaluar të dytin në Gjenevë. Gjithçka e ka rikthyer në vëmendje të diplomacisë botërore Gjenevën. Ndërkohë, kush mori pjesë në këto takime dhe për çfarë u fol?
Maliqi: Po, për dy ditë rresht në Gjenevë u zhvilluan bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë me ndërmjetësimin e SHBA-ve për t'i dhënë fund luftimeve të nisura para rreth katër vitesh. Delegacioni i Ukrainës u drejtua nga sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Ruslan Umerov. Delegacioni rus u kryesoi nga asistenti i presidentit rus Vladimir Medinski, kurse SHBA-të në rolin e ndërmjetësuesit, negociatat, u drejtuan nga i dërguari special i presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Steve Vikof dhe dhëndri i tij, Xharde Kushner. Bisedimet e tensionuara në Gjenevë mes Ukrainës dhe Rusisë janë mbyllur pa asnjë marrëveshje konkrete për fatin e territoreve të pushtuara. U fol për për se si mund të monitorohet një armëpushim i ardhshëm dhe u arrit konsensus i përgjithshëm se SHBA-të do të luajnë rolin mekanizmat e monitorimit të një marrëveshje të ardhshme për tërheqjen e ushtarëve. Statusi i territoreve nën pushtimin rus në Ukrainë, veçanërisht Donbasit, ishte një nga pikat më të nxehta dhe më të vështira që nuk u zgjidh. Ukraina nuk pranoi fare kërkesat e Rusisë për tërheqjen e forcave nga territori si kusht për paqe. Ndryshe, Vladimir Zelenski, presidenti i Ukrainës, rreth bisedimeve të Gjenevës tha se ishin të vështira dhe akuzoi Rusinë se po i zvarrit negociatat qëllimisht, kurse përfaqësuesi rus i përshkroi takimet si një, si si të vështira, por megjithatë ka vullnet dhe pune. Në Gjenevë palët edhe pse nuk pati një marrëveshje politike, megjithatë ato përfunduan, palët u dakorduan për të vazhduar me dialogun me raunde të tjera.
Statusi i territoreve të pushtuara, si pjesa e Donbasit dhe zonat nën kontroll rus në Ukrainës, mbeten pikat kryesore të konfliktit. Ukraina nuk pranon të dorëzojë territoret, ndërsa Rusia vazhdon të kërkojë të paktën njohjen e kërkesave të saj për zonat e caktuara. Sipas presidentit ukrainas Vladimir Zelenski, një raund i ri i negociatave mbi luftën në Ukrainë duhet të zhvillohet gjithashtu në Zvicër, sikur ai, ju kujtohet Dori, para para dy vitesh në Burgenshtok afër Lucernit. Edhe bisedimet mes SHBA-ve dhe Iranit këtu nuk, këtu në Gjenevë nuk sollën kush e di çfarë suksesi. Irani u përfaqësua nga ministri i jashtëm Abaz Agaxhi, kurse SHBA-të kishin një ekip ekspertësh të përfaqësues nga administrata. Rafael Grosi, drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, ishte i pranishëm në këto takime. Sidoqoftë, as Irani dhe SHBA-të nuk arritën një marrëveshje finale bërthamore. Megjithatë, SHBA-të kanë paralajmëruar Iranin për pasojat e mosarritjes së një marrëveshje.