Superliga e Kosovës/ Ballkani hedh hap fals dhe humb kreun, Drita ngjitet në vendin e parë
Kanë përfunduar 3 ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës.
Ballkani ka humbur kreun pasi u mposht nga Ferizaj.
Goli i vetëm për Ballkanin erdhi nga Kryeziu, ndërsa vendasit iu falën dygolëshit të Ruben Silva-Richards.
Drita mori vendin e parë pas fitores 2-0 ndaj Llapit.
Sheji zhbllokoi shifrat në të 64-ën, ndërsa Veton Tusha vulosi fitoren e skuadrës së tij.
Gjilani arriti një fitore minimale 1-0 në derbin e javës ndaj Prishtinës.
Në minutën e 37-të, Edi Basa depërtoi bukur dhe me një goditje nga distanca dhe i dhuroi 3 pikët ekipit të tij.