Aksident i rëndë në Itali: Tre persona të karbonizuar në autostradë, arrestohet shqiptari

Një djalë shqiptar 22 vjeç është arrestuar nga Policia Italianë për një aksident të rëndë mbrëmjen e djeshme në rrugën shtetërore 16 në dalje të Boccadoro, ndërmjet Barleta e Trani. Tre persona janë karbonizuar në përplasjen që ndodhi rreth orës 2 të natës.

Pesë persona u përfshinë në aksidentin ndërmjet një Toyota Aygo dhe një Fiat Stillo.

Pasagjerët në Toyota kanë pësuar më të keqen, janë përfshirë nga zjarri dhe nuk kanë mundur të shpëtojnë. Ata janë bllokuar brenda dhe janë djegur të tre.

Ndërsa dy shqiptarët që ndodheshin në Fiat Stillo janë plagosur. Shkaku i aksidentit është ende duke u hetuar. Dy shqiptarët janë dërguar në spitalin ‘Dimiccoli” në Barleta dhe u është bërë testi i alkolit. Një prej tyre është arrestuar, një 22-vjeçar që rezultoi pozitiv ndaj alkolit.

Nga ajo që ka dalë deri tani, dy shqiptarët në momentin e parë e kanë braktisur makinën e tyre, por më pas janë rikthyer aty duke ia lehtësuar akuzat vetes./Syri.net