Chivu, pas fitores në Lecce: Fokusi te Bodo, duhet të jemi versioni ynë ë i mirë
Trajneri i Interi, Cristian Chivu, u shfaq i kënaqur pas fitores 2-0 në fushën e Lecce-s, një sukses që i çon zikaltrit në +10 pikë nga Milani në renditjen e Serie A. Vendimtarë ishin golat e Henrikh Mkhitaryan dhe Manuel Akanji, të ardhur nga pankina në pjesën e dytë.
Chivu theksoi se skuadra reagoi në mënyrën më të mirë pas humbjes në Ligën e Kampionëve ndaj Bodø/Glimt. “Duhet të përgjigjemi goditje për goditje, duke qenë të vetëdijshëm se askush nuk na fal asgjë. Ajo që ndodhi në Bodo e tregon qartë. Në ndeshjen e kthimit duhet të jemi versioni ynë më i mirë, sepse kualifikimi është ende i hapur”, u shpreh trajneri rumun.
Ai vlerësoi rolin e zëvendësimeve dhe rëndësinë e goditjeve standarde: “Shpresonim të ndryshonim ndeshjen duke shfrytëzuar topat e ndalur. Kemi goditur shumë kënde dhe në pjesën e parë nuk i ekzekutuam mirë. Dimarco ka një këmbë të jashtëzakonshme”.
Sa u përket vërshëllimave ndaj Alessandro Bastoni-t, Chivu e konsideroi çështjen të mbyllur: “Ai është shumë profesionist, e ka kuptuar gabimin dhe ka marrë përgjegjësinë. Tani duhet të ecim përpara dhe të mendojmë për skuadrën”.
Trajneri mbrojti edhe paraqitjen e Marcus Thuram, duke theksuar angazhimin e tij dhe lojën e mirë të Davide Frattesi-t. Në fund, Chivu dha lajme pozitive për të dëmtuarit: Denzel Dumfries dhe Hakan Çalhanoğlu pritet të rikthehen në stërvitje me grupin në fillim të javës së ardhshme.