Fábio Silva shpëton Dortmundin në fund, barazim dramatik ndaj Leipzig-ut
Fábio Silva realizoi golin e tij të parë në Bundesligë dhe i siguroi një pikë të vlefshme Borussia Dortmundit në barazimin 2-2 ndaj Leipzig-ut në “Red Bull Arena”. Ky rezultat e zgjat serinë pa humbje të Dortmundit në kampionat në 16 ndeshje dhe mban gjallë, edhe pse minimalisht, shpresat për titull.
Leipzigu e mbylli pjesën e parë me epërsi 2-0 falë dy golave të Christoph Baumgartner, të dy të shënuar pas aksioneve nga krahu i majtë. Fillimisht, ai shfrytëzoi një asist të Yan Diomande, ndërsa më pas dyfishoi shifrat me një aksion pothuajse identik, duke përfituar nga pasimet e ulëta në zonë. Dortmundi hasi vështirësi të mëdha në mbrojtje gjatë 45 minutave të para.
Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Niko Kovač reagoi menjëherë. Vetëm pesë minuta pas rifillimit, një goditje nga këndi e Julian Ryerson u devijua në rrjetë (autogol) nga Rômulo për 2-1. Verdhezinjtë shtuan presionin dhe, në minutën e katërt shtesë, dy zëvendësues bënë diferencën: Karim Adeyemi asistoi për Silva-n, i cili shënoi për 2-2.