Vendosin Mkhitaryan dhe Akanji, Inter mposht Lecce-n dhe shkon +10 nga Milani

Interi siguroi një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë ndaj Lecce-s në javën e 26-të të Serie A, duke rritur avantazhin ndaj Milanit në +10 pikë.

Në pjesën e parë, Interi tentoi të krijonte raste nga krahët, por portieri i Lecce-s, Falcone, bëri disa pritje spektakolare, duke ndaluar përpjekjet e Luis Henrique-s dhe Pio Esposito-s. Lecce mbajti mirë mbrojtjen, edhe pas zëvendësimit të Gasparit të dëmtuar me Siebert, dhe pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë, Interi shtoi ritmin. Një gol i Dimarco-s u anulua pas kontrollit VAR-it për pozicion jashtë loje të Thuram. Trajneri Chivu hodhi në fushë Henrikh Mkhitaryan dhe Manuel Akanji, dhe zëvendësimet rezultuan vendimtare. Në minutën e 75-të, Mkhitaryan shënoi me të djathtën pas një harkimi nga këndi, duke vendosur 1-0. Shtatë minuta më vonë, Akanji shënoi me kokë nga një tjetër këndore e Dimarco-s, duke vulosur rezultatin në 2-0.

Me këtë fitore, Interi vazhdon i shkëputur garën për titullin, duke krijuar një diferencë të madhe prej 10 pikësh ndaj Milanit, që luan kundër Parmës të dielën. Fitorja e sotme jep qetësi për trajnerin Chivu para sfidës së rëndësishme ndaj Bodo/Glimt në Europë.