Donald Trump nuk do të jetë në Milano për finalen e hokejit në Olimpiadë
Donald Trump nuk do të udhëtojë drejt Milano-s për të ndjekur finalen e hokejit mbi akull mes SHBA dhe Kanada në kuadër të Lojërat Olimpike Dimërore 2026. Presidenti amerikan pritej të merrte pjesë në ‘Arena Santa Giulia’, veçanërisht pas triumfit të qartë të SHBA-së në gjysmëfinale kundër Sllovakisë, që kishte lënë të hapur mundësinë e një vizite të ‘Air Force One’ në Milano.
Sipas informacioneve të fundit, Trump do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington gjatë së shtunës dhe së dielës dhe për këtë arsye nuk do të mund të jetë prezent as në finalen e hokejit dhe as në ceremoninë përmbyllëse të Olimpiadës Milano-Cortina 2026.
Për Trump, ky eveniment do të përfaqësonte një rast unik për të ndjekur nga afër mundësinë e fitimit të një medaljeje të artë që SHBA nuk e ka për 46 vjet, që nga “Mrekullia mbi akull” e vitit 1980. Megjithatë, presidenti nuk do të shohë as këtë ndeshje historike, duke mos qenë pjesë e ceremonisë që do të mbyllë zyrtarisht Lojërat Olimpike.