Fotoja e viktimës/ Emri i vërtetë dhe detajet e ngjarjes në Kavajë

SYRI ka siguruar foton e viktimës së ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të shtune, 21 shkurt, në Kavajë. Viktima është Alket Isufi, i njohur në dokumente me emrin Skerdilajd Isufi, 47 vjeç.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit, ku shtetasi Roland Puja, 47 vjeç, dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me Isufin dhe e ka goditur me thikë. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kjo është ngjarja e tretë e rëndë brenda pak orëve që ka tronditur vendin, pas dy episodeve të ndodhura mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Aty, Egli Pashollari, 31 vjeç, u vra me thikë pasi u sulmua nga tre persona, ndërsa në një incident tjetër një person mbeti i plagosur me armë zjarri.