SYRI TV/ Vrasja e Egli Pashollarit për radhën e kalimit të makinave, autori po shoqëronte bashkëshorten

Policia dyshon se vrasja e Egli Pashollarit në Tiranë pasditen e 20 shkurtit ka ndodhur për motive banale të çastit. Ka qenë 31 vjeçari që humbi jetën i cili u përplas për radhën e kalimit të automjeteve me autorin e dyshuar Gazmend Buçpapa, duke përdorur fjalor të rëndë. Pas kësaj autori del nga makina bashkë me të shoqen. Pas shkëmbimit të sharjeve mes tyre, dhe përplasjes fizike, autori nxjerr thikën dhe sulmon të riun për vdekje. Pavarësisht ndërhyrjes së bashkëshortes dhe kalimatarëve të rastit, nuk është arritur të ndalohet ngjarja

Nga Syri TV

Fyerjet dhe më pas përplasjet fizike për radhën e kalimit në një kryqëzim të rrugës “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë ka sjellë pasojën fatale të vdekjes së 31 vjeçarit Igli Pashollarit, pasditen e 20 shkurtit në Tiranë. Burime i thanë Syri Televizion se kamerat regjistruan gjithçka, që nis me ofendimet që i ka bërë i ndjeri autorit të dyshuar Gazmend Buçpapës.

Ky i fundit ka ndaluar dhe zbret nga makina me bashkëshorten, që punonte si menaxhere në një biznes në zonë, dhe po shkonin për të kryer disa analiza në spital. Autori i kërkon sqarime viktimës, dhe për pak sekonda nisin fyerjet dhe konflikti fizik.

Më pas Gazmend Buçpapa, nxjerr thikën dhe qëllon disa herë të riun, duke i shkaktuar vdekjen. Pashollari ecën disa hapa, dhe rrëzohen pranë një automjeti të parkuar. Pas ngjarja autori dhe bashkëshortja janë larguar me makinë dhe pasi e kanë braktisur kanë marrë taksi për në banesë e tyre në zonën e Sharrës. Pasi kanë shkuar në shtëpi, autori është arratisur, dhe tashmë ndodhet në kërkim nga policia. Gruaja e tij është marrë në pyetje nga uniformat blu duke dhënë këtë version të ngjarjes