EMRI/ Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të shtune, 21 shkurt, në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë.

Policia bën me dije se ngjarja është shënuar në lagjen nr.3 të qytetit, ku shtetasi Roland Puja, 47-vjeç, dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me personin S.I, gjithashtu 47-vjeç, dhe e ka goditur me thikë. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur të  mbijetojë.  Ndërkohë autori është shpallur në kërkim.

Kjo ngjarje e rëndë është e treta brenda pak orëve që kanë tronditur vendin, pas dy të ndodhura mbrëmjen e djeshme në Tiranë. 31-vjeçari Egli Pashollari u vra me thikë pasi u sulmua nga tre persona, ndërsa një tjetër person mbeti i plagosur me armë zjarri, në një tjetër incident të ndodhur në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., rreth 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.