SYRI TV/ Gazi lotsjellës në xhami, flasin besimtarët: Hedhja e gazit e qëllimshme, këtë e bën vetëm një i pa fe
Hedhja e gazit lotsjellës në oborrin e xhamisë së Namazgjasë është dënuar me forcë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe besimtarët.
Për Syri TV, besimtarët deklaruan se kjo sjellje nga ana e policisë ishte e patolerueshme, duke theksuar se veprime të tilla mund të bëhen vetëm nga një njeri pa fe.
Gjatë protestës së thirrur nga lideri i opozitës, Sali Berisha, është hedhur një sasi e konsiderueshme gaz lotsjellës, ku nuk u kursye as oborri i xhamisë. Sipas besimtarëve, kjo ka ndikuar negativisht gjatë momentit të faljes.
'Nuk ishte për t'u hedhur, ka ndikuar keq te besimtarët.'- shprehehn qytetarët. Ata shtojnë se, armiqtë e këtij populli kanë bërë poshtërsi, as serbi se ka bërë. 'Ata që e bënë janë të pafe'- theksojnë besimtarët