Lezhë/ Banorët e fshati Barbulloje prej tre ditësh në errësirë

Prej tre ditësh, fshati Barbulloje në Lezhë po përballet me mungesë të energjisë elektrike. Ndërprerja e zgjatur e furnizimit me drita ka krijuar vështirësi në jetën e përditshme të banorëve të asaj zone, ndërsa ende nuk ka një njoftim të qartë për rikthimin e energjisë.

Banorët shprehen të revoltuar, pasi nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrike. Situata është kthyer në një shqetësim serioz. Banorët theksojnë se kjo nuk është hera e parë që përballen me të njëjtin problem, duke e cilësuar situatën si të përsëritur disa herë të tjera.

Ata kërkojnë rikthimin sa më të shpejtë të energjisë dhe një përgjigje të qartë nga autoritetet.