Berisha: Ky është misioni i jetës së çdo qytetari dhe ne do e përmbushim me dinjitet atë
Kreu i Partisë Demokratike, në përmbyllje të fjalës së tij, ka theksuar se protesta dhe përpjekjet e opozitës për të ndryshuar situatën në Shqipëri janë më shumë se një detyrë politike, por një mision i jetës për çdo qytetar shqiptar.
Ai falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e madhe në protestat e fundit dhe nënvizoi se kjo është një betejë për dinjitetin e çdo shqiptar, në emër të interesave kombëtare, për drejtësi dhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Berisha theksoi se përballë një qeverie të udhëhequr nga Edi Ramën, që është përgjegjës për korrupsionin dhe dobësimin e shtetit ligjor, populli shqiptar është i angazhuar për të mbrojtur vlerat e moralit qytetar dhe për të luftuar për një të ardhme më të ndritur dhe të drejtë për vendin.
Fjala e tij:
Ju falënderoj shumë për pyetjet që bëtë, për ndjekjen e kësaj bisede.
Edhe njëherë mirënjohjen më të fuqishme ndaj atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që nderuan dje më shumë se kurrë 20 shkurtin e vitit 1991.
Nderuan shqiptarin, kombin, Shqipërinë para shqiptarëve dhe para botës.
Krahas kreut të organizatës kriminale, qeverisë shqiptare, Edi Ramës, është një popull i tërë që nuk pajtohet me Edi Ramën.Është një popull që qëndron në moralin qytetar, nuk pajtohet me vjedhjet, nuk pajtohet me korrupsionin. Nuk pajtohet me asgjësimin e drejtësisë.
Ndaj dhe ftoj çdo shqiptar të bashkohemi në emër të dinjitetit të vet, në emër të dashurisë që ai ka për Shqipërinë, për familjen e tij, për njerëzit e tij.Në emër të interesit madhor kombëtar që është integrimi i Shqipërisë në Europë.
Kjo është një betejë misioni jetik, por është misioni i jetës së çdo qytetari.
Jam i bindur se ne do e përmbushim me dinjitet këtë mision.