'Po thërmohet betoni' Drejtori i ARRSH-së jep alarmin: Aksi Librazhd - Pogradec s'ka aspak siguri
Autoriteti Rrugor ka bllokuar totalisht qarkullimin në aksin Librazhd–Pogradec. Rrëshqitja dhe fundosja e rrugës në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, në zonën e Dragostunjës, është përkeqësuar ndjeshëm gjatë 48 orëve të fundit.
“Ka një zhvillim të vazhdueshëm në përkeqësim, sepse nga mëngjesi për shembull spostimi i urës, në mëngjes ishte 27 cm, nga kjo anë që ne jemi, ndërkohë që aktualisht është 29 cm. Nga vizita që ne bëmë tani poshtë urës, aty ka prezencë, po thërmohet betoni, pra që tregon që ajo është aktive dhe në këtë moment që ne po flasim. Kështu që si autoritet jemi të detyruar të bëjmë këtë bllokimin total tashmë, jo vetëm për mjetet e rënda, të cilin e njoftuam në mëngjes, por edhe për mjetet normale” tha drejtorii ARRSH-se Ami Kozeli
Ura në këtë moment nuk shfaq absolutisht siguri.
E ndërsa në orën 13:00 drejtori i ARRSH-së raportonte se spostimi i urës ishte 29 cm, nga 27 cm që ishte shënuar në mëngjes, rreth orës 13:50 gazetarja e Syri TV, Margarita Mëhillka informon se rrëshkitja ka arritur 33 cm.
Bllokimi i lëvizjes u bllokua për një afat të pacaktuar.
Ami Kozeli: Ne si autoritet e kemi nën mbikëqyrje prej ditësh tashmë, prej javësh më saktë, por gjatë 48 orëve të fundit ka pasur një përkeqësim të ndjeshëm, të cilët ne në fakt, edhe kjo është edhe arsyeja që erdhëm dhe në terren, jemi të detyruar të bllokojmë plotësisht trafikun deri në gjetjen ose më saktë zbatimin e një mase provizore me një bypass në në në krah të skarpatës që po zhvillojmë aktualisht. Ka një zhvillim të vazhdueshëm në përkeqësim, sepse nga mëngjesi për shembull spostimi i urës, në mëngjes ishte 27 cm, nga kjo anë që ne jemi, ndërkohë që aktualisht është 29 cm. Nga vizita që ne bëmë tani poshtë urës, aty ka prezencë, po thërmohet betoni, pra që tregon që ajo është aktive dhe në këtë moment që ne po flasim. Kështu që si autoritet jemi të detyruar të bëjmë këtë bllokimin total tashmë, jo vetëm për mjetet e rënda, të cilin e njoftuam në mëngjes, por edhe për mjetet normale.
Kur mund të hapet?
Ami Kozeli: Parashikim të saktë nuk mund të bëjmë, por mund t'ju them që ne do fillojmë menjëherë punën me kontraktorin. Ne sot në 8:30 të mëngjesit zhvilluam një mbledhje me të gjithë inxhinierët, të cilët unë i kam edhe me vete, ashtu sikundër edhe me kontraktorin por edhe me projektuesin e e aksit rrugor dhe konkluzioni ishte ky që ne sapo thamë. Por donim të verifikonim saktë në terren, pra dhe vetë të ishim prezent që të ishte masa e duhur, pra jo një masë vetëm nga zyra, por le të themi dhe një masë e konfirmuar nga terreni.
Një udhëzim për drejtuesit e mjeteve?
Ami Kozeli:Ju lutem shumë ta shmangni me patjetër. Unë e di që është fundjavë edhe ne kemi një fluks gjithmonë gjatë fundjavave që i drejtohet veçanërisht Korçës. Kështu që, lutja është ta shmangni sepse do gjindeni në në në trafik, në radhë pritjeje. Ne nuk jemi në gjendje të themi sa do zgjasin punimet. Di të them që është e domosdoshme masa që do merret edhe nga ana inxhinierike se si do të do të merret. Ura në këtë moment nuk shfaq absolutisht siguri.
Ju jeni i shoqëruar nga inxhinierë. Cilat mendoni që janë shkaqet që çuan në këtë situatë?
Ami Kozeli: Bëhem përsëritës, por është e vërteta. Shkaqet janë shkaqe natyrore. Këtu jemi në një zonë ujëmbajtëse. Edhe vetë zona pak më lart, fshati quhet Ligata e Bicit. Ligata e Bicit, pra zonë ujëmbajtëse. Kështu që në këtë terren specifikisht që ne po bëjmë sot dhe intervistën, ne jemi në një zonë ujëmbajtëse dhe problemi ne na fillon nga poshtë, nuk fillon fare nga lart. Dhe kjo dhe kjo dhe po ndodh në fakt, sepse është lumi që merr pjesët që gërryhen nga poshtë dhe pastaj eskalon duke u ngjitur në lart. Dhe zhvillimet e orëve të fundit janë pikërisht për këtë gjë që po ndodh. Pra është një fenomen natyror. Kjo është një rrugë, ky është një aks rrugor që është kolauduar në 2001-shin, pra jemi një aks rrugor që është 25 vjeçar. Ku natyrisht ka pasur vazhdimisht punime mirëmbajtje, por asnjëherë le të themi investime të të mirëfillta. Ndërkohë që ura është e 97-ës në qoftë se s'gabohem, po, e 97-ës. Ku natyrisht për kohën që ajo është projektuar, ka qenë me standardet më të larta, megjithatë në fluksin që ajo gjendet, në presionin që ajo gjendet, sot jemi në kushte komplet të tjera. Megjithatë prapë theksoj që ura në vetvete si trup nuk ka asnjë cedim, cedimi është në bazamentin e vet. Dhe kjo përbën edhe le të themi masën që ne po ndërmarrim në këtë moment.
Pa dashur në këtë situatë emergjente të këmbëngul, por ju thoni që është pikërisht lumi ai që tërheq poshtë. Ndërkohë, ne disponojmë pamjet që pikërisht këtu poshtë lumi gjithashtu u shfrytëzua, u gërrye nga makineritë për marrjen e inerteve. A nuk ishte e udhës që duke qenë se jemi në një terren ujëmbajtës, një situatë e tillë të evitohej?
Ami Kozeli: E pashë kronikën tuaj dhe faleminderit që i dhe dritë në fakt kësaj situate dhe ishte pyetje. Ato janë bërë me leje, pra janë lejet. Që të cilat i kanë dhënë institucionet përkatëse. Pra nuk, nuk unë nuk do e lidhja dot fenomenin në këto kushte me gërryerjen që ka ndodhur për shkak, sepse ato janë marrë me lejet përkatëse mjedisore.
Cilat janë rrugët alternative për t'u zbutur ky fluks qarkullimi?
Ami Kozeli: Tani për mjetet e rënda në dijeninë time ne nuk kemi në fakt. Kemi vetëm për mjete të themi normale dhe ai është aksi nga Maliq, Maliq-Gramsh dhe nga ana e Gramshit. Të cilën ne e aplikuam edhe në datën 1 Shkurt kur ndodhi dhe bllokimi për shkak të masivit shkëmbor që ra. Ndërkohë që për mjetet e rënda ne në këtë moment nuk kemi. Megjithatë me realizimin e bypass-it dhe kalimi i tyre do të jetë i mundur.