E rëndë në Maliq, shkoi për të punuar në hidrocentral, humb jetën një person
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në hidrocentralin pranë zonës së Lozhanit, në Maliq, ku një inxhinier 58-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në punë.
Burimet paraprake bëjnë me dije se i ndjeri mund të ketë pësuar infarkt, ndërsa trupi i tij do të transportohet për ekspertizë mjeko-ligjore.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.