Berisha: Takimet e kërkuara nga Ramaduro janë refuzuar nga zyrtarë shumë të lartë të SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar qëndrimin e Edi Ramës gjatë vizitës së tij në Uashington, duke theksuar se disa kërkesa takimesh nga Rama janë refuzuar nga zyrtarë shumë të lartë të SHBA-së.

Berisha u shpreh se, ndërsa Rama mund të mos e pranojë publikisht këtë fakt, është e qartë që disa takime të kërkuara nga ai janë refuzuar, një veprim që, sipas Berishës, tregon qartazi një inferioritet të qeverisë shqiptare në raport me aleatët ndërkombëtarë.

Berisha shprehu mirënjohje për qëndrimin e SHBA-së, duke e cilësuar atë si një mesazh të fortë për qeverinë aktuale të Tiranës.

Fjala e tij:

Desada Xhetani: Doktor, si t’u duk sjellja e Ramës në Uashington. Më la një shije shumë të hidhur me inferioritetin që tregoi ndaj vendeve të tjera?

Sali Berisha: Desada, edhe dje më pyetën mua për këtë, por unë u shpreha që kam atë mendim që kanë ata shqiptarë që e panë vetë atë konferencë. Një gjë mund të them se ai nuk e thotë, por e fsheh, por jo një, por disa takime i janë refuzuar.
Kaq mund të informoj shqiptarët.
Pra, i janë refuzuar.
Pra, nuk është se nuk kërkoi takime, sepse ajo ishte konferenca, sigurisht që Shqipëria do përfaqësohej në bord, por takimet e kërkuara nga Ramaduro u refuzuan nga zyrtarë shumë të lartë të SHBA.
Dhe unë i falënderoj ata për qëndrimin e tyre.