Besimtarët u bllokuan në xhami nga gazi lotësjellës, dëshmia: Nuk dilnim dot, po na binte të fikët...

Gjatë protestës kombëtare të opozitës të mbajtur ditën e djeshme (20 shkurt) në Tiranë, shumë qytetarë dhe protestues u dhunuan nga policia me gaz lotësjellës dhe ujë me piper.

Lexo edhe: SKANDAL/ Video - Policia ‘mbyt’ me gaz besimtarët në Xhaminë e Namazgjasë ku ka fëmijë, gra e të moshuar

Nga policia nuk u kursyen as  xhamia e Namasgjasë, ku videot e siguruara nga Syri TV kanë transmetuar momentet e daljes së besimtarëve në panik nga ambientet e xhamisë pasi policia hodhi gaz lotësjellës edhe brenda ambienteve të saj.

Lexo edhe: 'Më jepni një maskë, jam me kancer', qytetarët vrapojnë të largohen nga xhamia e mbytur në gaz lotsjellës nga policia

Në një nga dëshmitë e siguruara, një besimtare ka rrëfyer: “Sa të shtypur duhet të jemi me hedhjen e gazit lotësjellës në oborrin e xhamisë, ndërkohë që ne të gjithë ishim në mes të namazit? Dhe ajo që nuk kuptoj më shumë është se protesta kishte të paktën 40 minuta që kishte mbaruar dhe në oborrin e xhamisë vazhdonin të hidhnin kokteje Molotovi, çfarë janë ato, as nuk e di si quhen, dhe ende hedhin gaz lotësjellës. Falë Zotit, unë i mbajta sytë mbyllur, normalisht, dhe shpëtova sytë, por e gjithë pjesa tjetër e fytyrës ishte "on fire". Një pjesë e madhe ikën sepse po i binte të fikët. Të gjithë u ndjenë keq, çfarë është kjo... Kemi një orë brenda në xhami dhe nuk mund të dalim, nuk mund të ikim, nuk kemi ku të shkojmë. Kush del, kthehet sërish sepse nuk ka ku të shkojë.”