Gjirokastër/ 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin pas konfliktit për pronën

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Mashkullorë, në Gjirokastër.

Sipas njoftimit paraprak të Policia e Shtetit, rreth orës 09:40, dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi Astrit Çani, 93 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Pëllumb Çani, 61 vjeç.

I dëmtuari është transportuar në spital dhe, sipas burimeve policore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme procedurale. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit tip kallashnikov që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në fshatin Mashkullorë, dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi A. Ç., 93 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P. Ç., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. Ç., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.