Bojkoton seancën, Haradinaj me pushime në Shëngjin

Koalicioni PAN, dhe i nominuari i saj për kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj, e bojkotuan dje seancën e Kuvendit të Kosovës.

Teksa deputetët e subjekteve tjera ishin në Kuvend, Haradinaj ndodhej në bregdetin shqiptar, raporton InfoKosova. Ai është parë në një plazh të Shëngjinit, ku dukej mjaft i çlodhur.