VIDEO/ Noka: Çdo ninxha dhe civil me kapuç që dërgon krimi i organizuar ‘NUK DO HARROHET’

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ashpër ndaj ndalimeve dhe dhunës drejt qytetarëve gjatë protestës së mbrëmjes së sotme.

Ai paralajmëroi se çdo person që ushtron dhunë ndaj protestuesve apo i zvarrit drejt komisariateve ‘nuk do të harrohet’ dhe do të mbajë përgjegjësi.

Reagimi i plotë:

E kam këtë mesazh për ninxhat si puna e këtij dhe civilët që i dërgon krimi i organizuar për të ndaluar qytetarët të protestojnë, duke i zvarritur drejt komisariateve të policisë: Ju ninxha, puma dhe çdo narkogango që vë dorë mbi qytetarët NUK DO HARROHET!