Protesta/ Mbi 35 të shoqëruar padrejtësisht në polici, mes tyre të mitur - Deputetët e PD-së në komisariatin nr 1

Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj informon se deri tani janë 35 persona të shoqëruar nga policia pas protestës kombëtare të opozitës. Deputetët e PD-së po shkojnë në komisariate ku janë shoqëruar padrejtësisht protestuesit.

'Po shkojmë tek komisariati nr 1 ku ka shumë të shoqëruar padrejtësisht' tha Agron Gjekmarkaj

Mes deputetëve që po shkojnë drejt komisariateve janë dhe Bardh Spahia, Gazment Bardhi. 

Mësohet se mes personave të arrestuar ka dhe 3 të mitur. 

Syri Tv mëson emrat e disa prej të shoqëruarve
Mark Filipi
Ndoc Lasku
Francesk Margega
Abdulla Isha
Riza lika
Robert Katuci
Xhemal Barxhi