Alcaraz i pandalshëm, mposht Rublev dhe shkon në finale të Doha-s
Carlos Alcaraz është lojtari i parë që siguron finalen në turneun ATP 500 të Doha-s. Tenisti spanjoll, i renditur si numri 1 në botë, triumfoi ndaj rusit Andrey Rublev, kampion në fuqi, me rezultatin 7-6, 6-4 pas dy orësh lojë intensive.
Ky sukses e vendos Alcaraz përpara mundësisë për të fituar titullin e dytë në vitin 2026, pas triumfit në Australian Open. Përballë tij në finale do të jetë fituesi mes francezit Fils dhe çekut Jakub Mensik, i cili dje eliminoi në tri sete italianin dhe numrin 2 të botës, Jannik Sinner.
Alcaraz po tregon një formë të jashtëzakonshme dhe mbetet favorit kryesor për të triumfuar në këtë turne prestigjioz.