Një 27 vjeçar vritet me plumb, një tjetër plagoset me thikë, s'ndalet krimi në Tiranë
Skanë të ndalur ngjarjet kriminale në Tiranë sot. Ndërsa një 32 vjeçar u vra dhe një tjetër u plagos brenda një harku prej 10 minutash pasditen e sotme, policia njofton për 2 ngjarje të tjera të ndodhura mbrëmjen e sotme edhe këto brenda një harku kohor prej 10 minutash.
Një 27 vjeçar humbi jetën nga një plumb ndërsa një tjetër 27 vjeçar u plagos me thikë
Njoftimi i policisë
Rreth orës 19:55, është dërguar për mjekim në spital, shtetasi A. M., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij, tek Rruga Ura. Si pasojë shtetasi A. M, ka ndërruar jetë.
-Rreth orës 20:10, është dërguar për mjekim në spital, shtetasi H. I, rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës në Kombinat. Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.
Grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre.