'Më jepni një maskë, jam me kancer', qytetarët vrapojnë të largohen nga xhamia e mbytur në gaz lotsjellës nga policia
Gjatë protestës kombëtare të zhvilluar në Tiranë, forcat e policisë nuk kanë kursyer as qytetarët besimtarë që ishin duke falur në Xhaminë e Tiranës. Në videot e siguruara nga Syri TV, duken besimtarët duke vrapuar për të shpëtuar nga dhuna e policisë, që ka hedhur gaz lotsjellës edhe në ambjentet e xhamisë për të shpërndarë protestuesit.
Një nga besimtarët ka reaguar në mënyrë të ashpër ndaj forcave të rendit, duke iu drejtuar atyre për t’u ofruar një maskë, si pasojë e mungesës së ajrit dhe vështirësisë për të marrë frymë nga gazi lotsjellës. Në pamjet e siguruara, qytetari i kërkon policisë ndihmë, duke i theksuar se ishte i mbytur nga gazi. Megjithatë, policia i kërkoi që të largohej nga zona, duke mos u ofruar ndihmën. Qytetarja dëgjohet teksa i drejtohet policisë ti thotë: Jam e smurë me kancer, nuk mund të rri këtu. Më jepni një maskë
Qytetarja e ka quajtur situatën skandaloze, duke theksuar se ky është një moment për të ardhur turp për shtetin, që kanë lejuar përdorimin e forcës së tepruar ndaj qytetarëve të cilët po protestojnë në paqe.