'Gaz pa limit' - Policë me çanta plot me granata, heqin me gojë siguresën e sulmojnë protestuesit
Policët mbajnë çanta (strajca prej lecke) ku gjenden granata me gazlotsjellës me të cilët po sulmojnë pa reshtur protestuesit paqësorë.
Policia e Edi Ramës duket se kanë marrë urdhër të qartë për të hedhur pa mëshirë gaz lotsjellës edhe pse protestuesit nuk kanë asnjë sjellje të dhunshme.
Në videon e siguruar nga Syri TV shihen policët të cilët kanë strajca plot me granata me gaz lotsjellës. Madje në një moment një polic heq siguresën e granatës me gojë para se ta hedhë drejt protestuesve tek Rruga e Elbasanit.
‘ Sasia e gazit lotsjellës është pa limit’ raportojnë gazetarët e Syri Tv.