'Edi Rama është i pashpresë' - Berisha e protestuesit zhvendosen para parlamentit
Lideri i PD-së dhe deputetët e opozitës së bashku me protestuesit marshuan nga kryeministria drejt bllokut të ministrive ku dhe mbajti një prononcim.
Këta qeveritarë janë shdërruar në një bandë hajdutësh e kusarësh. Në vend që paratë ti kthejnë në rrogat tuaja bëhen ligje për të mbrojtur paratë që kanë vjedhur. Nuk keni asnjë justifikim të mbroni banditë si këta' tha Berisha duke ftuar gazetarët të raportojnë protestën
"Ju e patë si Tirana dhe Shqipëria u derdh njëlloj si 20 shkurti i 1991 dhe mesazhi është i pashpresë' tha më tej Berisha.
'Edi Rama është i pashpresë' tha Berisha më tej ndërsa komentoi hedhjen e ujit dhe gazit nga policia. "Ata që hedhin ujë e gaz janë Ilirjan Proda dhe Sokol Bizhga, dy kriminelë të klasit më të lartë që do ndëshkohen" tha Berisha.