VIDEO/ Berisha: Sot ne jemi uragani, jemi forca, jemi opozita e vërtetë! Do të shpëtojmë Shqipërinë

Gjatë fjalës së mbajtur para mijëra mbështetësve në protestën kombëtare tek kryeminsitria, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita është sot ‘forca e vërtetë’ përballë qeverisë.

Duke bërë paralelizma me vitin 1991 dhe rrëzimin e regjimit komunist, ai theksoi se beteja aktuale politike, sipas tij, është një vazhdimësi e përballjes për ndryshim.

Berisha u shpreh se opozita është e vendosur të përmbysë qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë si një mision për ‘shpëtimin e Shqipërisë’.

Pjesën nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Miq, në vitin 1991, pak muaj pas themelimit dhe me të drejtë, të gjithë ata që na shikonin, shtronin pyetjen kur shihnin shtatoren e diktatorit, a janë në opozitë këta apo nuk janë në opozitë?

Por një ditë ne u faktuam shqiptarëve dhe botës se ishim opozitë, dhe ishim opozita më e guximshme e Europës.

Dhe ishim opozita që u përballëm në një betejë epike të pashembullt me diktatorin më gjakësor dhe e shembëm atë.

Sot, përsëri, sytë e Europës, sytë e mbarë botës, sytë e shqiptarëve, mendjet, zemrat e tyre janë të drejtuara tek ne, tek ne dhe vetëm tek ne.

Por në qoftë se 35 vite më parë me të drejtë pyesnin, a janë apo nuk janë në opozitë këta, sot pas betejave tona, pasi u ngritëm si Feniksi nga hiri, nuk pyet kush më jemi apo nuk jemi, jemi uragani, jemi forca, jemi opozita e vërteta.

Do shpëtojmë Shqipërinë.