VIDEO/ E dehur dhe qesharake në transmetim të drejtpërdrejtë, gazetarja australiane bëhet virale në rrjet
Një incident i pazakontë ka ndodhur në Livigno gjatë raportimit të Channel 9 për Olimpiadën e Dimrit Milano-Cortina 2026. Gazetarja australiane, Danika Mason, e njohur për raportimet e saj për ngjarjet sportive, u shfaq gjatë një lidhjeje direkte dukshëm e dehur, duke shkaktuar një moment qesharak që u bë viral në rrjetet sociale.
Në transmetim, Mason kishte zë të paqëndrueshëm, sy të hutuar zgurdulluar dhe një të qeshur të lehtë, duke folur për çmimin e kafesë, iguanat dhe sportistë të rastësishëm, pa asnjë lidhje logjike. Pamjet e saj shpejt përfunduan në internet dhe u shpërndanë masivisht, duke tërhequr reagime të shumta.
Gazetarja u detyrua të kërkonte falje në të njëjtën mënyrë, duke pranuar se kishte konsumuar alkool me stomak bosh: “U kërkoj falje të gjithëve. Nuk ishte mënyra e duhur për të raportuar. Ishte një gabim imi.”
Madje, për ta mbrojtur Danika-n, reagoi edhe kryeministri australian, Anthony Albanese: “Jam me Danika-n. Ajo është në Itali, është e lodhur dhe ndryshimi i orarit ka ndikim. Gabimet ndodhin.”
Përveç humorit, ngjarja rikujton edhe sfidat që hasin gazetarët ndërkombëtarë kur raportojnë në vendet e huaja dhe përballen me lodhjen dhe ndryshimet e orës.