'Poshtë narkoshtetit dhe keqqeverisjes' - Nga Kukësi e Vlora, qytetarët në bulevard kundër Ramës
Kanë ardhur nga qytetet e të gjithë Shqipërisë për të protestuar sot përpara kryeministrisë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Kanë ardhur nga bashkia Vau i Dejës, Kukësi, Vlora në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe i bëjnë thirrje të gjithëve t’I bashkohen protestës.
Syri Tv pyet disa nga qytetarët përse vendosën ti bashkohen protestës.
“Kam ardhur nga bashkia Vau i Dejës. Për të protestuar për keqqeverisjen e Edi Ramës, narkoshtetin, vjedhjen e zgjedhjeve dhe pushtetin falso që ka ndërtuar Edi Rama. Edhe nata e gjatë ka dritë’ thotë një protestues
Kam ardhur nga Kukësi. Presim të largojmë Edi Ramën për Ballukun e ligjet që ka bërë për të mbrojtur veten e vet. Ngrihuni në protestë,I madh I vogël. Mos rrini në shtëpi. Të rrëzojmë Edi Ramën, të ngrihet një qeveri tranzitore.
Kam ardhur nga Vlora. Qytetarët duhet të protestojnë për të drejtën e tyre. Kjo qeveri po shkon sa Enver Hoxha në pushtet. Rrugët i prishen, për të vjedhur vjedh. Të gjithë duhet të dalin në protestë për të mirën e fëmijëve të tyre.