I akuzuar për Masakrën e Kuçovës në 1997 / GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për regjimin e posaçëm të vuajtjes së dënimit
GJKKO rrëzon kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Kuçovës”, Fran Marashi lidhur me regjimin e tij të vuajtjes së dënimit.
Më 30 janar 2026, Marashi iu drejtua gjykatës me një kërkesë për kundërshtimin e urdhrit nr. 620, datë 13.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë, “Për vendosjen në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë”.
Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, vendosi papranueshmërinë e kërkesës.
Vendimi nr. 119, datë 20.02.2026, u mbështet në nenet 112 dhe 471 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në disa vendime të mëparshme të Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë.
Sipas gjykatës, kërkesa u shpall e papranueshme pasi çështja ka mbetur pa objekt.
Në vendim theksohet se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 15 ditëve në Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar afati nga dita pas njoftimit të vendimit.
Fran Marashi po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një institucion të sigurisë së lartë.
Njoftimi:
Kërkuesi Fran Marashi me datë 30.01.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me
objekt: Kundërshtimin e urdhërit nr. 620, datë 13.12.2024 të Ministrit të Drejtësisë “Për
vendosjen në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të
të burgosurit Fran Marashi”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet
112 dhe 471 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe vendimet nr. 28, datë 16.12.2008;
11, datë 05.04.2013 dhe nr. 4, datë 23.02.2016 të Gjykatës Kushtetuese, me vendimin
119, datë 20.02.2026, vendosi:
Papranueshmërinë e kërkesës penale me nr. 119 Regjistri Themeltar, datë
30.01.2026, me Kërkues: Fran Marashi, me objekt: Shfuqizimin e urdhrit nr.
620, datë 13.12.2024 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e
posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit
Fran Marashi” pasi çështja ka mbetur pa objekt.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në
Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke
filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.