Lando Norris ndahet nga e dashura Margarida Corceiro dhe e konfirmon veten publikisht si ‘beqar’
Kampion i botës në Formula 1, britaniku Lando Norris, ka konfirmuar ndarjen nga modelja dhe aktorja portugeze Margarida Corceiro, pas një lidhjeje që filloi në vitin 2023.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Norris gjatë një bisedë me kolegun e tij nga Williams, Carlos Sainz Jr., gjatë testeve parasezonale në Bahrain International Circuit. Sainz e pyeti në mënyrë të rastësishme: “Je mirë me Magui-n?” dhe Norris i përgjigj shkurt: “Jo”, duke shtuar se tani është “burrë i lirë”.
Pavarësisht se çifti ishte ndarë më 2024, ata e rikthyen lidhjen vitin e kaluar, por sipas burimeve, marrëdhënia e tyre u largua gradualisht pas fitores së Norris në titullin botëror të vitit 2025. Burime pranë Norris thanë se mungesa e Margarida-s në një festë të organizuar nga ai për t’i falënderuar bashkëpunëtorët e tij shkaktoi spekulime për ndarjen.
23-vjeçarja portugeze, Margarida Corceiro, ka pasur më parë një lidhje me futbollistin portugez Joao Felix.
Norris, 26 vjeç, fitoi titullin e tij të parë botëror në garën e fundit të sezonit 2025 dhe do të nisë mbrojtjen e tij të titullit muajin e ardhshëm në Grand Prix i Australisë. Një zëdhënës i tij ka refuzuar të komentojë për ndarjen.