EMRI/ Sherr me thika në Tiranë, humb jetën 32 vjeçari

Një vrasje me thikë është regjistruar në Tiranë,  në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.

Viktima është identifikuar si Egli Pashollari, 32 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me thikë gjatë një përplasjeje mes disa të rinjve.

Sheri mësohet se ka nisur brenda ambienteve të lokalit.